BallinaKulturaLansohet platforma online për promovimin e Muzeve të Kosovës

Lansohet platforma online për promovimin e Muzeve të Kosovës

-

EC Ma Ndryshe ka lansuar platformën online për Muzetë e Kosovës, duke ofruar një burim të pasur informacioni për muzetë në qytetet si Prishtina, Prizreni, Mitrovica dhe Gjakova. Platforma përmban të dhëna të detajuara mbi llojet e muzeve, artefaktet e ekspozuara, lokacionet, oraret e punës dhe informacionet e kontaktit, duke synuar qasjen më të lehtë për qytetarët dhe turistët.

Ky projekt synon të promovojë muzetë e Kosovës, të rrisë interesin e vizitorëve dhe të lehtësojë orientimin e turistëve, ndërsa njëkohësisht mbështet digjitalizimin e trashëgimisë kulturore. Platforma do të vazhdojë të përditësohet me informacione të reja për të përfshirë sa më shumë muze dhe të dhëna relevante. Ky zhvillim është pjesë e projektit “Trashëgimia kulturore për të gjithë: Ruajtja, edukimi, zhvillimi dhe inovacioni,” i mbështetur nga Ministria e Kulturës./ Sh.Gashi/RTKlive

 

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

OBSH: Rezistenca ndaj antibiotikëve kërcënon të shkaktojë 39 milionë vdekje në...

0
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se rritja e rezistencës ndaj antibiotikëve dhe ilaçeve të tjera kërcënon t’i bëjë operacionet rutinë dhe lindjet e...