BallinaDiasporaKUVENDI I PARË I PARTISË GUXO – DEGA NË ZVICËR

KUVENDI I PARË I PARTISË GUXO – DEGA NË ZVICËR

-

Mbajtja e Kuvendit

Më 30 gusht 2026, në Basel-Landschaft, u mbajt Kuvendi i Parë i Partisë GUXO – Dega në Zvicër.

Punimet u hapën me intonimin e dy himneve shtetërore: të Republikës së Kosovës dhe ati Kombtarë të Shqiprisë

Raporti i punës

Fjalën e mori z. Mukarrem Blakaj, kryetar i deritanishëm i Degës. Ai paraqiti një pasqyrë të punës dhe të arriturave të Partisë GUXO në Zvicër.

Z. Blakaj njoftoi gjithashtu se, për shkak të angazhimeve të tij në krijimtarinë letrare, ka vendosur të lirojë detyrën e kryetarit.

Të pranishmit

Kuvendin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre znj. Donika Gërvalla, kryetare e Partisë GUXO dhe njëherësh ministre e Drejtësisë, si dhe znj. Triera Kosumi, sekretare e përgjithshme e Partisë GUXO.

Në Kuvend morën pjesë delegatë dhe përfaqësues të tri nëndegëve të Partisë GUXO në Zvicër:

* Nëndega e Lozanës – kryetar Luan Toqani;

* Nëndega e Freiburgut – kryetar Bajram Mehmeti;

* Nëndega e Luzernit – kryetar Hasan Bunjaku.

Gjithashtu, pjesëmarrës ishte edhe z. Luan Gacaferri, nga Dega e Partisë GUXO në Gjermani.

Pjesëmarrja e delegatëve ishte e mjaftueshme për sigurimin e kuorumit dhe zhvillimin e rregullt të punimeve.

Zgjedhja e kryesisë

Pas përshëndetjes së delegatëve nga znj. Donika Gërvalla, Kuvendi vazhdoi punën sipas rendit të ditës.

Në një frymë demokratike, me votim të hapur dhe me ngritje dore, delegatët e pranishëm zgjodhën z. Haradin Gashin kryetar të Partisë GUXO – Dega në Zvicër.

Z. Gashi deri në këtë Kuvend ka ushtruar detyrën e koordinatorit të Degës.

Po ashtu, u zgjodhën 11 anëtarë të Kryesisë së Degës, si dhe 21 delegatë për Kuvendin Qendror të Partisë GUXO në Kosovë.

Falënderim i veçantë

Në përmbyllje, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin per te gjithë delegatet dhe te pranishmit e ne veçanti për tre aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje LVV, të cilët na nderuan me pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e tyre:

* z. Hysen Meta, kryetar i Pikës së LVV-së në Basel;

* z. Emrush Salihu;

* z. Shqiponje Ziba.

Ju falënderojmë sinqerisht për bashkëpunimin, mbështetjen dhe kontributin tuaj. Bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë janë vlera që na bashkojnë dhe na forcojnë në rrugën tonë të përbashkët.

Përmbyllje

Kuvendi i Parë i Partisë GUXO – Dega në Zvicër u përmbyll në një frymë të mirë, demokratike dhe bashkëpunuese, duke shënuar një hap të rëndësishëm për organizimin dhe forcimin e mëtejshëm të Degës në Zvicër.

Urime Kryesisë së re dhe shumë suksese në punën e përbashkët!

Haradin Gashi

Kryetar i Partisë GUXO – Dega në Zvicër

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Klinikat Juridike Reale, një model i ri i edukimit praktik

0
Klinikat Juridike Reale të Fakultetit Juridik përfaqësojnë një nga format më të rëndësishme të lidhjes së teorisë me praktikën profesionale. Përmes këtij modeli...

Paris SG “mbush arkën”