BallinaAtdheuKuvendi i Kosovës dhe Kuvendi i Shqipërisë sot me mbledhje të përbashkët...

Kuvendi i Kosovës dhe Kuvendi i Shqipërisë sot me mbledhje të përbashkët në Prishtinë

-

Sot mbahet seanca e përbashkët ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Seanca do të nisë në ora 11:00 në Kuvendin e Kosovës.

Siç është bërë e ditur ditë më parë pritet që të jenë në total 130 deputetë të pranishëm në këtë mbledhje. 70 ligjvënës do të jenë nga Kuvendi i Kosovës dhe 60 të tjerë nga Kuvendi i Shqipërisë. Po ashtu në mbledhjen e përbashkët do të jenë edhe dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti.

Në agjendën e parashikuar të këtij takimi që këtë herë do të zhvillohet në Prishtinë, është parashikuar që pas himneve të të dyja vendeve, mbledhja të nisë me fjalën e kryeparlamentarit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe pas tij do të flasë kryeparlamentarja e Shqipërisë, Elisa Spiropali. Mbledhja e përbashkët do të përmbyllet me një fjalim të Albin Kurtit dhe Edi Ramës, njofton telegrafi.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Dërgesat e mërgatës në Kosovë arrijnë në 692 milionë euro për...

0
Remitancat në Kosovë janë rritur me 5.7 për qind në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, ndërsa gjatë periudhës 2008–2025 mërgata ka dërguar mbi...