BallinaKrijimtariKush ndizet nuk digjet

Kush ndizet nuk digjet

-

Nga Dashnim HEBIBI, Cyrih

Ndonjëherë ata që ecin vetëm

janë uragane të heshtura,

jo antisocialë—

por njerëz që s’pranojnë më

të mbyten në baltën e dramave,

në çmendurinë që turma e quan “jetë”,

në maskat që bien e zbulojnë

fytyra bosh, të lëmuara nga gënjeshtrat.

Sorrollaten se të duan,

u dridhen duart nga frika se mos humbin,

por sapo largohen një sekondë

kthehen në armiq, në britma, në hije.

Kjo është koha—

kumbarë e zhurmës, bixhozçinj të shpirtit,

që të shesin për një fjalë,

e ankohen pse nuk qesh.

Vlera përplaset me antivlerën

si rrudha të thella në fytyrën e botës,

dhe ndërgjegjja—ajo plakë e drobitur—

plas si xham nën thembra të ftohta.

Nëpër shkronja dëgjoj

ulërimën e të pafytyrit,

që nuk e njeh fytyrën e vet,

sepse i është kalbur

shtylla e turpit.

Por ne ecim.

Me kockat që na kërcasin,

me gurët që na bien në gjoks,

me plagë që nuk i tregojmë,

ne ecim.

Jo se jemi mësuar—

por se nuk dimë të gjunjëzohemi.

“Deri kur?”, pyet shpirti.

“Deri kur?”, ulëret hiri.

Dhe zemra, ajo e pathyeshmja,

ngritet nga flakët e veta dhe thotë:

Deri sa zjarri të mos na djegë,

por të na kujtojë

se jemi vetë drita që nuk shuhet.

Nëntor, 2025

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...