BallinaAtdheuKurti takoi prodekanin e universitetit në Dallas, Martin L. Camp

Kurti takoi prodekanin e universitetit në Dallas, Martin L. Camp

-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në zyrën e tij në takim profesorin Martin L. Camp që është prodekan i Fakultetit Juridik të Universitetit “Southern Methodist” në Dallas të Teksasit, i cili po qëndron në Kosovë për të vendosur bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë.

“Prof. Camp, i cili ligjëron në fushat e së drejtës biznesore ndërkombëtare dhe etikës së juristëve, foli për rolin e avokatit në zhvillimin ekonomik dhe drejtësinë shoqërore në një vend demokratik. U shpreh i lumtur për memorandumin e bashkëpunimit që ka nënshkruar këtë javë me Universitetin e Prishtinës dhe për mundësinë për t’u ndërlidhur me institucione të tjera në Kosovë”, thotë komunikata e qeverisë.

Tutje, thuhet se kreu qeveritar ka vlerësuar rëndësinë e arsimit dhe juristëve të kualifikuar për zhvillimin ekonomik, qeverisjen e mirë dhe përfaqësimin e duhur të shtetit.

“Në veçanti u vendos theksi mbi rëndësinë e etikës së juristit dhe kontributit të të njëjtit ndaj sundimit të ligjit”, tregohet në këtë komunikatë, njofton rtk.

 

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Wesley Clark reagon pas dënimeve në Hagë: “Jam i shokuar dhe...

0
Ish-komandanti suprem i NATO-s në Evropë kundërshton vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe thotë se nuk ka parë prova që, sipas tij, ta justifikojnë...