BallinaAtdheuKurti kërkon zgjedhjen e presidentit: “Shkuarja në zgjedhje do të ishte e...

Kurti kërkon zgjedhjen e presidentit: “Shkuarja në zgjedhje do të ishte e papërgjegjshme”

-

Prishtinë – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për zgjidhjen e shpejtë të çështjes së presidentit të vendit, duke vlerësuar se institucionet janë shumë afër një marrëveshjeje politike që do t’i hapte rrugë tejkalimit të ngërçit institucional.

Një ditë pas votimit të Qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës, Kurti, në mbledhjen e parë të kabinetit të tij të katërt, e ka cilësuar zgjedhjen e presidentit si sfidën kryesore të institucioneve të reja.

Sipas Kurtit, ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës ekziston një marrëveshje politike për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Ai u ka bërë thirrje liderëve politikë dhe deputetëve që ta respektojnë dhe zbatojnë marrëveshjen e arritur.

Kryeministri ka shprehur shqetësimin se kundërshtimi i marrëveshjes nga disa deputetë të LDK-së mund të rrezikojë procesin dhe të rikthejë vendin në një situatë të re pasigurie institucionale.

Kurti ka argumentuar se Kosova ndodhet shumë pranë një zgjidhjeje dhe se rikthimi në zgjedhje të reja nuk do të ishte në interes të qytetarëve.

“Shkuarja sërish në zgjedhje do të ishte e papërgjegjshme ndaj interesit publik”, është mesazhi i kryeministrit, i cili ka kërkuar nga deputetët që të marrin përgjegjësinë për funksionalizimin e plotë të institucioneve.

Zgjedhja e presidentit, hapi i radhës

Pas formimit të Qeverisë së re, zgjedhja e presidentit mbetet çështja më e rëndësishme në skenën politike të Kosovës. LVV-ja dhe LDK-ja kanë zhvilluar negociata për tejkalimin e ngërçit institucional dhe sigurimin e mbështetjes së nevojshme parlamentare.

Palët kanë arritur një marrëveshje politike, por ajo është kundërshtuar nga disa deputetë të LDK-së, duke e bërë ende të pasigurt rezultatin përfundimtar të procesit.

Sipas procedurave kushtetuese, kandidati për president duhet të sigurojë së paku 80 vota në dy raundet e para të votimit. Në raundin e tretë, nevojiten 61 vota për zgjedhjen e presidentit.

Për zhvillimin e votimit në Kuvend kërkohet prania e të paktën 80 deputetëve.

Nëse Kuvendi dështon ta zgjedhë presidentin edhe në raundin e tretë, institucioni shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja. Sipas rregullave kushtetuese, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Pikërisht për të shmangur këtë skenar, Kurti ka kërkuar që partitë politike dhe deputetët të gjejnë një gjuhë të përbashkët dhe të zbatojnë marrëveshjen politike, në mënyrë që Kosova të mos përballet me një tjetër cikël zgjedhor dhe pasiguri institucionale.

Tashmë vëmendja është përqendruar te Kuvendi dhe te qëndrimet e deputetëve, veçanërisht atyre të LDK-së, votat e të cilëve mund të jenë vendimtare për përmbylljen e procesit, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Këta janë gjyqtarët që do të vendosin për fatin e katërshes...

0
Më 16 shtator, Kosova pret lirimin e ish-krerëve të UÇK-së. Pas 234 ditëve të gjykimit, procesi përmbyllet të mërkurën me verdiktin final. Ish-presidenti Hashim Thaçi,...