BallinaDiaspora70-vjetori i ardhjes së refugjatëve shqiptarë në Belgjikë

70-vjetori i ardhjes së refugjatëve shqiptarë në Belgjikë

-

Bashkia e Ardenne-s, në bashkëpunim me Komunitetin Shqiptar në Belgjikë, përkujtoi këtë fundjavë, me një ceremoni solemne, 70-vjetorin e mbërritjes së grupit të parë të refugjatëve shqiptarë në Belgjikë. Pas një udhëtimi të gjatë me tren, grupi u ndal më 1 gusht 1956 në stacionin e Ardenne-s, ku u prit nga autoritetet e atëhershme belge dhe më pas u sistemua në destinacione të ndryshme.

Ceremonia nisi me mbërritjen simbolike me tren në stacion të disa prej pjesëtarëve të këtij grupi, tashmë 70 vjet më vonë. Ata u pritën mes emocionesh të forta nga kryetari i Bashkisë, Vincent Sampaoli, ambasadori i Shqipërisë, Gazmend Barbullushi, deputetë rajonalë, miq dhe familjarë.

Grupi që mbërriti në gushtin e vitit 1956 ishte i pari, i pasuar më vonë nga valë të tjera refugjatësh e emigrantësh shqiptarë. Belgjika u bë atdheu i tyre i dytë, ku ata ndërtuan jetën e tyre dhe u integruan me dinjitet në shoqërinë e këtij vendi. Të njëjtën rrugë ndoqën edhe bijtë dhe nipërit e tyre. Mes tyre kanë qenë dhe vijojnë të jenë politikanë të zgjedhur, shkencëtarë, artistë, inxhinierë dhe intelektualë të mirënjohur, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në Belgjikë.

Por, krahas integrimit të tyre të suksesshëm, ata nuk i harruan rrënjët shqiptare. Ndjenjën e përkatësisë dhe lidhjen me vendin e origjinës ua përcollën edhe brezave pasardhës. Për këtë zemërgjerësi, solidaritet dhe mikpritje, i jemi mirënjohës Belgjikës dhe popullit belg, njofton Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Belgjikë, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Këta janë gjyqtarët që do të vendosin për fatin e katërshes...

0
Më 16 shtator, Kosova pret lirimin e ish-krerëve të UÇK-së. Pas 234 ditëve të gjykimit, procesi përmbyllet të mërkurën me verdiktin final. Ish-presidenti Hashim Thaçi,...