10.6 C
Zurich
Tuesday, February 24, 2026
spot_img
spot_img

POSTIMET E FUNDIT

Kryetari i Strugës, Mendi Qyra, në Berlin për Pavarësinë e Kosovës: Takime për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik

Sipas raportimit të helveticALforum.ch, me ftesë të Ambasadës së Kosovës në Berlin, Kryetari i Komunës së Struga, Mendi Qyra, i shoqëruar nga Ambasadori i RMV-së në Gjermani, Prof.Dr. Ylber Sela, mori pjesë në pritjen diplomatike me rastin e Pavarësisë së Kosova.

Struga prezantohet në Berlin në një ngjarje të rëndësishme diplomatike

Në kuadër të aktiviteteve festive për shënimin e Pavarësisë së Kosovës, në Berlin u organizua një pritje diplomatike me pjesëmarrjen e personaliteteve të larta nga fusha e politikës, diplomacisë, biznesit dhe shoqërisë civile. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra, i cili përfaqësoi institucionin vendor në një platformë të rëndësishme ndërkombëtare.

Gjatë vizitës dyditore në Gjermani, kryetari Qyra zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të pushtetit lokal dhe rajonal gjerman, përfaqësues të komunitetit të biznesit, organizatave të zjarrfikësve, shoqatave sportive, si dhe me përfaqësues të diasporës shqiptare.

Takimet u fokusuan në thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e përvojave dhe identifikimin e mundësive konkrete për partneritet në fusha të ndryshme si ekonomia, turizmi, arsimi dhe shërbimet publike. Një theks i veçantë iu kushtua zhvillimit ekonomik lokal dhe krijimit të urave të bashkëpunimit që do të sjellin mbështetje konkrete për Komunën e Strugës.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje dhe takimet e realizuara në Berlin vlerësohen si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe promovimit të potencialeve të Strugës në arenën evropiane, njofton Ambasada e RMV-së në Berlin.

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB