7 C
Zurich
Tuesday, December 2, 2025
spot_img
spot_img

KQZ: Deri më 7 dhjetor afati për dorëzimin e listës së kandidatëve

Duhet ti lexosh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se partitë politike kanë afat deri më 7 dhjetor 2025 për ta dorëzuar listën e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës që do të mbahen me 28 dhjetor.

“Afati për dorëzimin e listës së kandidatëve është deri më 7 dhjetor 2025. Aplikimi bëhet përmes platformës elektronike të KQZ-së: https://apliko.kqz-ks.org “, njofton KQZ.

Ndryshe partitë politike kanë finalizuar paraqitjen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit. Ndërsa disa prej tyre garojnë të vetme, të tjera janë rreshtuar në koalicione parazgjedhore. Deri më tani, në KQZ kanë aplikuar gjithsej 23 subjekte politike.

Partitë politike kanë përmbyllur afatin e paraqitjes së tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke zyrtarizuar format e garimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në këto zgjedhje përmes një koalicioni parazgjedhor, i quajtur “Koalicioni Lëvizja Vetëvendosje”. Përveç Vetëvendosjes, pjesë e tij janë edhe partnerët e deritanishëm, Guxo dhe Alternativa si dhe Partia Shqiptare Demokristiane, PSHDK.

Ndryshe nga Vetëvendosje, partitë e tjera parlamentare kanë vendosur të hyjnë të vetme në garë. Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të garojnë secila me listën e vet të kandidatëve. Edhe Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt, e cila në zgjedhjet e fundit ishte pjesë e një koalicioni me AAK-në, këtë herë ka vendosur të konkurrojë e pavarur, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit