BallinaKulturaBiblioteka Kombëtare, drejt një epoke të re digjitale

Biblioteka Kombëtare, drejt një epoke të re digjitale

-

Biblioteka Kombëtare po i nënshtrohet një modernizimi të thellë, duke e çuar fondin e saj dokumentar drejt një epoke të re digjitale. Procesi i digjitalizimit po avancon me ritme të larta, duke e bërë materialin bibliotekar më të organizuar, më të mbrojtur dhe shumë më të qasshëm për publikun e gjerë.

Sipas njoftimit, gjatë vetëm gjashtë javëve të fundit janë skanuar 424,699 faqe, një arritje që tregon përkushtim institucional dhe efikasitet teknik. Ky volum pune konsiderohet një nga ritmet më të shpejta të realizuara ndonjëherë në këtë institucion.

“Me ritmin aktual të punës, pritet që deri në fund të këtij viti numri i faqeve të digjitalizuara të dyfishohet, duke forcuar ruajtjen dhe qasjen e dokumenteve për të gjithë lexuesit”, thuhet në njoftim, transmeton rtk.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës, Sinani: Diskriminim edhe në...

0
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, bëri të ditur se autoritetet e Serbisë nuk kanë lejuar që të hyjnë në Serbi tre deputetë të Kosovës:...