1.8 C
Zurich
Saturday, December 6, 2025
spot_img
spot_img

Konsullata e Kosovës përkrah Ardian Krasniqin në rrugën drejt triumfit ndërkombëtar

Duhet ti lexosh

Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart mirëpriti ditët e fundit boksierin e njohur ndërkombëtarisht, Ardian Krasniqi, në një takim ceremonial dhe mbresëlënës. Udhëheqësi i Konsullatës, z. Hamdi Bërbatovci, i dorëzoi Krasniqit vendimin zyrtar për rifitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës – një moment i ngarkuar me emocione dhe krenari për sportistin dhe komunitetin shqiptar në Gjermani.

Vizita u mbajt vetëm pak ditë para ndeshjes së tij të radhës, e cila do të zhvillohet më 13 dhjetor 2025 në sallën SCHARRena në Shtutgart. Krasniqi do të përballet me argjentinasin Gaspar Fernandez për titullin prestigjioz WBO Intercontinental Championship, sfidë që pritet të tërheqë interes të madh nga publiku dhe dashamirësit e boksit.

Gjatë takimit, Krasniqi ndau mesazhe motivuese dhe falënderuese për mbështetjen e vazhdueshme të komunitetit shqiptar. Ai theksoi se përkrahja e bashkëkombësve i jep forcë dhe vendosmëri shtesë në çdo duel, veçanërisht në përballjet e rëndësishme si ajo që e pret në dhjetor.

Konsullata e Kosovës në Shtutgart nënvizoi angazhimin e saj për të mbështetur sportistët dhe talentet shqiptare në diasporë, duke theksuar se arritjet e tyre e promovojnë dhe e lartësojnë emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Të gjithë adhuruesit e sportit dhe bashkatdhetarët ftohen të marrin pjesë në këtë ngjarje të madhe sportive dhe të përkrahin Ardian Krasniqin në rrugëtimin e tij drejt një tjetër suksesi të merituar, njofton Konsullata e Republikës së Kosovës në Stuttgart, transmeton helveticALforum.ch

( Foto nga Konsullata e Kosovës)

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme