BallinaAtdheuKonstituimi i Kuvendit të Kosovës – Albulena Haxhiu do të propozohet për...

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës – Albulena Haxhiu do të propozohet për kryetare

-

Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të votohet për kryetarin dhe nënkryetarët.

Seanca konstituive si gjithnjë do të udhëhiqet nga deputeti më i vjetër, që në këtë legjislaturë është Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa deputetja më e re, Fatma Taçi nga KDTP, do të shërbejë si ndihmëse në hapje të punimeve.

Në rendin e ditës përfshihet fillimisht formimi i Komisionit të Përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve të deputetëve, pasuar nga betimi i tyre.

Më pas do të vijojë votimi për kryetarin e Kuvendit dhe nënkryetarët. Siç është bërë e ditur se nënkryetarët pritet të votohen si një pako e vetme, për të përshpejtuar procesin e konstituimit dhe më pas të vazhdohet me formimin e qeverisë, transmeton telegrafi.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Karta e re biometrike e identitetit në Zvicër: Çfarë duhet të...

0
Nga 2 nëntori, qytetarët në Zvicër mund të aplikojnë për kartën e re biometrike të identitetit, e cila përmban një çip elektronik me të...