Ministri Italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, priti sot në takim gjeneralin e Forcave Ajrore të SHBA-së, Alexus G. Grynkewich, Komandant Suprem i Forcave Aleate në Evropë (SACEUR), i cili falënderoi Italinë për kapacitetet e vëna në dispozicion të Aleancës.
“Në qendër të takimit ishte një vlerësim i situatës në kontinentin evropian dhe i operacioneve e aktiviteteve kryesore të NATO-s, me referencë të veçantë për Kosovën dhe Frontin Jugor. Fokusi ishte gjithashtu te forcimi i mbrojtjes kontinentale, përtej kufijve të 27 shteteve të Bashkimit Evropian, si shtyllë evropiane e Aleancës”, thuhet në njoftim, transmeton rtk.




