BallinaKulturaKOHË MODERNE

KOHË MODERNE

Nga Dashnim HEBIBI

Mbrëmja vrastare
zgërdhihet përçmuese,
mbi heshtjen e rrugëve
ku lodhja fle pa ëndrra.

Mëngjesi i përvuajtur
vajton vetveten,
me sytë e rënduar
nga një natë pa fund.

Ora ecën.
Njerëzit nxitojnë.
Bota rrotullohet
sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

Por diçka ka vdekur
diku mes nesh —
një fjalë e mirë,
një dorë e shtrirë,
një zemër që besonte.

Kjo kohë
është me jetën
apo është me vdekjen?

Se njerëzit marrin frymë,
por shpesh nuk jetojnë;
ecin pranë njëri-tjetrit,
por nuk shihen.

Dhe nata zgërdhihet sërish,
ndërsa mëngjesi,
i përvuajtur,
ngrihet mbi rrënojat e shpirtit.

Ndoshta kjo është
koha moderne:
shumë dritë nëpër qytete,
por pak dritë
brenda njeriut.

Foto nga Adi HEBIBI

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Thaçi: Pres lirimin nga çdo akuzë. Prokuroria po lartëson dëshmitë e...

0
Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se pret të lirohet nga të gjitha akuzat në procesin gjyqësor në Hagë. Thaçi shprehet se nuk...