BallinaFoto LajmKlubi aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit” shkruan histori në Spanjë

Klubi aeronautik “Shqiponjat e Kastriotit” shkruan histori në Spanjë

-

Pilotët e rinj nga kanë dominuar garën ndërkombëtare në disiplinën Accuracy Landing të mbajtur në Alicante të Spanjës, duke arritur rezultate të jashtëzakonshme në konkurrencë me elitën botërore të paraglidizmit.

Në këtë garë morën pjesë 115 pilotë, ndërsa vetëm 61 prej tyre siguruan të drejtën për të konkurruar. Në mesin e tyre, ekipi kosovar u dallua me performancë të lartë, duke fituar pothuajse të gjitha medaljet kryesore. Arbër Shala, vetëm 14-vjeç, zuri vendin e parë, duke hyrë në histori të këtij sporti, ndërsa Migjen Shala u rendit i treti dhe Lisjeta Thaqi përfundoi në vendin e pestë.

Në konkurrencën e femrave, Lisjeta Thaqi fitoi vendin e parë, ndërsa Anisa Shala u rendit e katërta. Po ashtu, në kategorinë e juniorëve, Arbër Shala triumfoi sërish me vendin e parë, ndërsa vendi i dytë i takoi Anisa Shalës.

Sukseset individuale u kurorëzuan edhe me triumfin ekipor, ku Kosova zuri vendin e parë, duke dëshmuar nivelin e lartë të përgatitjes dhe punës së vazhdueshme të këtij klubi nën udhëheqjen e trajnerit Fanol Shala, transmeton BS.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Trump paralajmëron mundësinë e një tjetër operacioni ushtarak kundër Iranit

0
Presidenti amerikan lë të hapur mundësinë e rinisjes së goditjeve ushtarake, ndërsa bisedimet e paqes mbeten të pezulluara dhe rritja e çmimeve të karburantit...