BallinaAtdheuKisha Ortodokse zgjedh më 16 mars kryepeshkopin e ri të Shqipërisë

Kisha Ortodokse zgjedh më 16 mars kryepeshkopin e ri të Shqipërisë

-

Kryepeshkopi i ri i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë do të zgjidhet më 16 mars.

Kryepeshkopi do të pasojë në këtë detyrë Kryepeshkopin e ndjerë Anastas, i cili ndërroi jetë më 25 janar.

“Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë bën me dije se zgjedhja e Kryepiskopit të ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, i cili do të pasojë Kryepiskopin e ndjerë Anastasin, do të mbahet të Dielën e Dytë të Kreshmës më 16 mars 2025, në Qendrën Sinodike, pas Liturgjisë Hyjnore. Procesi i zgjedhjes do të ndjekë dispozitat e Statutit të Kishës Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Kishës Orthodokse Autoqefale.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, i njohur për kontributin e tij në ringritjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë prej më shumë se 30 vitesh më parë, u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare.

Kleriku i lartë ndërroi jetë në repartin e reanimacionit në spitalin “Evangelismos” në Athinë, ku kurohej prej 3 janarit pas një hemorragie të brendshme.

Një nga arritjet më të mëdha të tij ishte Katedralja “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, një prej kishave më të mëdha ortodokse në Evropë, e cila u inaugurua në vitin 2012. Gjatë udhëheqjes së tij, Kisha Orthodhokse Shqiptare fitoi njohje ndërkombëtare, duke kontribuar në bashkëjetesën paqësore dhe dialogun ndërfetar, si dhe duke pasur një rol të rëndësishëm në afrimin e Shqipërisë dhe Greqisë. Kryepeshkopi Anastas ishte vazhdimisht në pozita të rëndësishme në organizata të tilla si Komiteti për Misionin dhe Ungjillëzimin Botëror dhe Këshilli Botëror i Kishave, ku kontribuoi në forcimin e bashkëpunimit midis kishave dhe promovimin e paqes dhe bashkëjetesës ndërmjet popujve dhe feve të ndryshme, njofton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

DREJT NEKTARIT TË DIJES – BASHKËBISEDIM ME BURIMIN E DIJES!

0
Në një kohë kur injoranca bën zhurmë, dija vazhdon të flasë në heshtje. Një vizitë në Universitetin e Bolonjës, aty ku historia, librat dhe...