3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet më 21 tetor, diskutohet për Kosovën

Duhet ti lexosh

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë për Kosovën më 21 tetor, është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të organizatës botërore.

Në këtë seancë të re, Këshilli i Sigurimit do të shqyrtojë raportin më të fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili do të paraqitet nga shefja aktuale e UNMIK-ut, Caroline Ziyade. Raporti pritet të bëhet publik në ditët e ardhshme.

Kjo seancë vjen gjashtë muaj pas diskutimit të fundit në prill, ku fokusi kryesor i debatit mes vendeve anëtare ishte e ardhmja e UNMIK-ut në Kosovë, mision i cili filloi në qershor të vitit 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të KS-së.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar kërkuan ndërprerjen e misionit të UNMIK-ut, ndërsa Franca, Rusia dhe Kina mbështetën vazhdimin e mandatit të këtij misioni, transmeton bsot.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit