BallinaDiasporaKadetët e FSK-së pjesë e forumit për të Drejtën Humanitare në Itali

Kadetët e FSK-së pjesë e forumit për të Drejtën Humanitare në Itali

-

Qendra për Studime Universitare (QSU) ka marrë pjesë për herë të dytë në forumin ndërkombëtar “International Humanitarian Law”, i mbajtur në Sanremo të Italisë. Sipas njoftimit të bërë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, ky aktivitet ndërkombëtar mbledh kadetë nga akademi të ndryshme ushtarake nga e gjithë bota, me qëllim të shkëmbimit të njohurive dhe aftësive në fushën e të Drejtës Ndërkombëtare Humanitare. “Qendra për Studime Universitare mbetet e përkushtuar në mbështetjen e kadetëve për të qenë pjesë e iniciativave që avancojnë njohuritë, përvojën. Si dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të FSK-së në arenën ndërkombëtare”, thotë FSK./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Le Figaro: BE-ja të marrë përgjegjësi, t’i kërkojë llogari Ramës për...

0
Bashkimi Europian duhet të marrë përgjegjësi përballë zhvillimeve në Shqipëri dhe t’i kërkojë llogari kryeministrit Edi Rama për korrupsionin. Ky është mesazhi i opinionit...