3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Juventusi rikthen vëmendjen te Granit Xhaka për merkaton e janarit

Duhet ti lexosh

Juventusi po kërkon një mesfushor për merkaton e janarit dhe, sipas Tuttosport, ka rihapur pistën e Granit Xhakës. Mesfushori i Zvicrës, i cili verën e kaluar u transferua nga Bayer Leverkusen te Sunderlandi për 15 milionë euro, është sërish në radarin e klubit torinez.

Juventusi e ka të vështirë të sigurojë danezin Morten Hjulmand nga Sporting Lisbon, ndaj drejtuesit po shikojnë alternativa të reja për t’i dhënë Luciano Spallettit lojtarin e duhur për sistemin 4-3-3.

Xhaka po zhvillon një sezon të mirë në Premier League, me 1 gol dhe 3 asiste në 11 paraqitje, duke qenë titullar i padiskutueshëm tek Sunderland. Klubi anglez renditet i katërti në tabelë me 19 pikë.

Sipas “Tuttosport”, rrethi i Xhakës është i hapur ndaj ofertave nga klubet e mëdha evropiane. Edhe Sunderland nuk e ka mbyllur derën për një largim të mundshëm, por do të kërkojë më shumë se 15 milionë eurot që pagoi këtë verë. Nëse Xhaka kërkon largimin, anglezët pritet të negociojnë një marrëveshje që kënaq të gjitha palët, transmeton BSot.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit