BallinaAtdheuISHP: 125 raste të reja me HIV në 2025, më të prekur...

ISHP: 125 raste të reja me HIV në 2025, më të prekur meshkujt dhe grupmosha 35-44 vjeç

-

Në ditën Botërore të ndërgjegjësimit ndaj HIV/AIDS, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë publike të dhënat lidhur më këtë sëmundje në vendin tonë.

Sipas ISHP-së, në vitin 2025 janë diagnostikuar 125 raste të reja të HIV-it në Shqipëri. Numri total i rasteve të raportuara që nga viti 1993 deri në tetor 2025 ka arritur në 1973 raste, me një prevalencë kombëtare prej 0.08% dhe incidencë 5.3 raste për 100,000 banorë.

Shpërndarja sipas grupmoshave tregon se grupmosha më e prekur është 35–44 vjeç (27.8%) ose mosha më aktive dhe 25–34 vjeç (26.9%), ndërsa më pak të prekur janë fëmijët 0–15 vjeç (2.9%) dhe personat mbi 65 vjeç (2.8%).

Sa i përket gjinisë, meshkujt përbëjnë 73% të të gjitha rasteve të raportuara deri më sot, ndërsa femrat përbëjnë 27% të rasteve. Vetëm gjatë vitit 2025, nga 125 rastet e reja, 98 janë meshkuj dhe 27 femra, duke e bërë raportin meshkuj–femra 3.5 : 1.

Rrugët kryesore të transmetimit mbeten ato seksuale, me 72.6% të rasteve heteroseksuale. Transmetimi nga nëna te fëmija përbën 2.4% të rasteve, ndërsa transmetimi përmes gjakut dhe përdorimit të drogave me injektim është minimal (0.6% secili).

Në Ditën Botërore të AIDS-it, e cila mbahet më 1 dhjetor, mjekët theksojnë rëndësinë e ndërgjegjësimit, solidaritetit dhe angazhimit të të gjithë aktorëve për të arritur objektivin e eliminimit të HIV/AIDS-it deri në vitin 2030.

Sipas të dhënave globale, HIV-i ka marrë rreth 44.1 milionë jetë deri më sot, duke mbetur një sfidë serioze për shëndetin publik në nivel ndërkombëtar, transmeton rtsh.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Presheva shkëlqen në skenën teatrore: Afeida Boriçi-Memeti dhe Valon Nuhiu triumfojnë...

0
Përgatiti Dashnim HEBIBI Lugina e Preshevës vazhdon të dëshmojë se është një trevë me vlera të mëdha kulturore dhe artistike. Teatri i Qytetit të Preshevës...