BallinaAtdheuHamza i përgjigjet Kurtit: Presidenti nuk zgjidhet me “merre ose lëre”, duhet...

Hamza i përgjigjet Kurtit: Presidenti nuk zgjidhet me “merre ose lëre”, duhet marrëveshje

-

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, e ka cilësuar si joserioz propozimin e kryeministrit Albin Kurti për zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së presidentit të Kosovës.

Pak minuta pasi Kurti prezantoi ofertën e re për PDK-në, duke kërkuar që deputetët e kësaj partie të zotohen se do të marrin pjesë në votimin për president, Hamza doli në një konferencë për media dhe e kundërshtoi mënyrën se si, sipas tij, po trajtohet kjo çështje.

Kurti kishte propozuar që në një seancë të Kuvendit të votohej fillimisht projektligji për Gjykatën Speciale në lexim të dytë, ndërsa më pas të procedohej me zgjedhjen e presidentit. Si kandidatë, ai përmendi Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin, emra të cilët, sipas Kurtit, ishin propozuar edhe më herët.

Por Hamza tha se PDK-ja nuk është kundër kalimit të ligjit, ndërsa për zgjedhjen e presidentit kërkon një marrëveshje politike.

“Sa ka seriozitet në këtë punë kur vetëm sot ka që tri-katër herë qëndrime të ndryshme”, deklaroi Hamza.

Ai kritikoi Kurtin edhe për qasjen ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke thënë se kryeministri në njërën anë pretendon se presidenti nuk mund të jetë politik, ndërsa në anën tjetër propozon figura politike për këtë post.

“LDK-së i thotë nuk ka mundësi të ketë president politik, ndërsa vetë propozon emra politikë. Janë këta emra që nuk kanë kaluar që sa kohë. Për të cilët s’ka pasur marrëveshje”, tha Hamza.

Kryetari i PDK-së theksoi se çështja e presidentit mund të zgjidhet, por jo përmes një oferte të tipit “merre ose lëre”.

“Ligji duhet të kalojë, presidenti ka mund të zgjidhet, por jo president pa marrëveshje. Jo ky është presidenti, merre ose lëre”, u shpreh ai.

Hamza ngriti pikëpyetje edhe për kohën kur Kurti e bëri këtë propozim, duke kërkuar të dijë pse një qasje e tillë nuk ishte diskutuar më herët në takimet mes partive politike.

“Pse s’ka qenë kjo lloj bisede në takimet e tjera, pse s’ka qenë sot paradite?”, tha Hamza.

Përplasja e re mes Kurtit dhe Hamzës vjen në një kohë kur procesi për zgjedhjen e presidentit mbetet i bllokuar, ndërsa partitë politike ende nuk kanë arritur një marrëveshje për emrin e kandidatit dhe mënyrën e votimit.

Nga PDK-ja insistojnë se për një çështje kaq të rëndësishme duhet të ketë konsensus dhe marrëveshje politike, ndërsa Kurti po kërkon që opozita të japë garanci për pjesëmarrjen në votim, në mënyrë që procesi të procedojë përpara, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Infeksionet shkaktojnë rreth 1 në 8 raste të kancerit në botë

0
Studimi i ri i Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit vë në pah rolin e vaksinimit, kontrolleve rutinë dhe trajtimit të hershëm në parandalimin...