BallinaAktualitetiGjyqi në Hagë/ Rubin: Nuk ka prova që UÇK të ketë bërë...

Gjyqi në Hagë/ Rubin: Nuk ka prova që UÇK të ketë bërë trafik droge

-

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, ka deklaruar para Prokurorisë Speciale se nuk ekzistojnë prova apo informacione që mbështesin pretendimet për përfshirjen e lidershipit të UÇK-së në urdhëra për vrasje apo krime të organizuara.

“Nuk ka asnjë informacion apo provë që të mbështesë pretendimet se udhëheqësit e UÇK-së kanë dhënë urdhra për vrasje apo janë përfshirë në krime të organizuara. Këto janë akuza të paprovuara. UÇK-ja vepronte në kushte represioni nga forcat serbe dhe nuk kishte një strukturë të mirëfilltë ushtarake,” ka thënë Rubin gjatë dëshmisë së tij.

Ai shtoi se qëllimi i bashkësisë ndërkombëtare ka qenë të ndihmojë transformimin e UÇK-së në një organizatë demokratike – proces që, sipas tij, është duke u zhvilluar me ndihmën e NATO-s dhe Kombeve të Bashkuara.

Në lidhje me akuzat për trafikim të drogës, Rubin theksoi se “nuk ka informacione të pavarura”, transmeton euronewsal.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...