BallinaAtdheuGjyqi ndaj Thaçit në Hagë, në seancë do jenë të pranishëm dhe...

Gjyqi ndaj Thaçit në Hagë, në seancë do jenë të pranishëm dhe zyrtarë amerikanë

-

Zyrtarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të jenë të pranishëm në sallën e gjykatës në Hagë, gjatë fazës kur mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi do të nisë paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve në Gjykatën Speciale. Kështu raporton sot “Klan Kosova”. Sipas një dokumenti zyrtar, SHBA ka paraqitur një sërë kërkesash në përputhje me Rregullën 107 lidhur me dëshminë e dëshmitarit të identifikuar si 1DW-003. Këto kërkesa përfshijnë kufizimin e fushëveprimit të pyetjeve gjatë ekzaminimit direkt vetëm në tema të caktuara, si dhe që kundër-ekzaminimi të mbetet brenda të njëjtit kuadër dhe të përqendrohet vetëm në çështjet që prekin besueshmërinë e dëshmitarit.

Gjithashtu, dëshmitarit i jepet e drejta të mos përgjigjet për pyetjet që mund të cenojnë konfidencialitetin, ndërkohë që përfaqësues të autorizuar të qeverisë amerikane do të jenë të pranishëm gjatë dhënies së dëshmisë.

Autoritetet amerikane pritet të dorëzojnë zyrtarisht kërkesën për këto masa në një afat sa më të afërt.

Ndërkohë, kujtojmë se më 18 gusht të këtij viti, pala mbrojtëse ka siguruar miratimin nga SHBA-të për të paraqitur dëshminë e të njëjtit dëshmitar – 1DW-003 – i cili mbetet anonim për publikun.

Gjithashtu, bëhet e ditur se pala amerikane ka vendosur kufizime në lidhje me pyetjet që mund t’i drejtohen këtij dëshmitari, duke kërkuar njëkohësisht që zyrtarët e saj të jenë të pranishëm gjatë marrjes në pyetje, transmeton gtema.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...