BallinaArsimiGjuha shqipe pa kufij, universiteti i Shkodrës hap kurset për të huajt...

Gjuha shqipe pa kufij, universiteti i Shkodrës hap kurset për të huajt dhe diasporën

-

Departamenti i Gjuhës Shqipe në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” pasuron ofertën akademike edhe me kurset e gjuhës shqipe për të huajt dhe shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut. Kjo risi u ofrohet si përmes leksioneve të zhvilluara në ambientet e universitetit, ashtu edhe online, duke krijuar mundësi për ndjekjen e mësimit nga çdo vend i botës.

Drejtuesja e departamentit, Orjeta Baja, thekson se programet janë të strukturuara për të gjitha nivelet e gjuhës dhe ofrojnë një përvojë të plotë mësimore, me staf të kualifikuar dhe metodologji bashkëkohore.

Këto kurse synojnë jo vetëm mësimin e gjuhës shqipe sipas standardeve bashkëkohore akademike, por edhe promovimin e kulturës, historisë dhe traditës shqiptare si dhe forcimin e lidhjeve me komunitetin shqiptar jashtë vendit.

Përmes kësaj nisme, Universiteti I Shkodrës synon të kthehet në një qendër referimi për studimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe në nivel ndërkombëtar, duke ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi me diasporën dhe partnerë akademikë jashtë Shqipërisë, A. Hoti, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ramush Haradinaj nderon Enver Idrizin me medaljen “Me besim në Zot,...

0
Përgatiti Dashnim HEBIBI Ka suksese që shkruhen në histori dhe ka figura që lënë gjurmë përtej fushës ku arritën majat. Enver Idrizi është një prej...