BallinaSportiGjimshiti i bashkohet Klodian Duros, kapiteni i afrohet edhe me shumë podiumit

Gjimshiti i bashkohet Klodian Duros, kapiteni i afrohet edhe me shumë podiumit

-

Berat Gjimshiti zbret sot në fushën e lojës për herën e 77 me fanellën e Kombëtares shqiptare të futbollit në ndeshjen ndaj San Marinos. Ai i është bashkuar kësisoj Klodian Duros si futbollist i 5-të me më shumë ndeshje në historinë e Kombëtares shqiptare, teksa i afrohet gjithnjë e më shumë podiumit, pasi vetëm pak ndeshje e ndajnë nga vendet e para.

Sigurisht i pari mbetet Elseid Hysaj me ndeshjen e sotme që do jetë e 103-ta për të. AI ndiqet nga Lorik Cana me 93 ndeshje, Etrit Berisha me 83 dhe më pas Altin Lala me 79. Këtë të fundit, Gjimshiti mund ta arrijë që në ndeshjet e nëntorit, ndërsa do i duhet të presë vitin 2027 për të synuar kapërcimin e emrave të tjerë që ka përpara në listë./BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Kush është Justina Shiroka-Pula?

0
Justina Shiroka-Pula është ekonomiste, profesoreshë universitare dhe ish-ministre e Energjisë dhe Minierave të Kosovës. Në dhjetor 2025 u zgjodh kryetare e Akademisë së Shkencave...