Pjesëmarrësit e Kursit për Lider Luftarak “Gjenerata 26-2026” janë certifikuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, pas përfundimit të programit të trajnimit të fokusuar në zhvillimin e aftësive udhëheqëse. Kursi ka synuar përgatitjen e kuadrove në nivel ekipi dhe skuadre për përballimin e situatave komplekse operacionale dhe taktike, me theks të veçantë në lidership, vendimmarrje dhe menaxhim.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit kanë kaluar nëpër një proces intensiv, ku kanë zhvilluar njohuri teorike dhe aftësi praktike të nevojshme për ushtrimin e përgjegjësive udhëheqëse në nivele të ndryshme./BS










