BallinaFoto LajmFranca rrit ndihmën ushtarake për Ukrainën, Macron premton 2 miliardë euro shtesë

Franca rrit ndihmën ushtarake për Ukrainën, Macron premton 2 miliardë euro shtesë

Presidenti francez Emmanuel Macron mirëpriti të mërkurën në mbrëmje në Paris homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, për të përgatitur samitin e “Koalicionit të Vullnetit”, një nismë e vendeve të gatshme për t’i siguruar Ukrainës garanci afatgjata sigurie.

Gjatë konferencës për shtyp, Macron njoftoi një ndihmë ushtarake shtesë prej 2 miliardë eurosh për Kievin.

Paketa përfshin raketa antitank Milano, raketa ajrore MICA dhe Mistral, automjete të blinduara, municione dhe dronë.

Samiti i së enjtes në Paris do të diskutojë forcimin e ushtrisë ukrainase dhe mundësinë e vendosjes së trupave paqeruajtëse.

Macron sqaroi se ato nuk do të angazhohen në vijën e frontit, por mund të vendosen në “qytete strategjike” ose “baza” për të mbështetur sigurinë afatgjatë të vendit.

Zelenskyy theksoi rëndësinë e mbështetjes amerikane, duke shpresuar në angazhimin e SHBA-së për një armëpushim të pjesshëm.

Sakaq, Moska ka deklaruar se do ta respektojë armëpushimin vetëm nëse hiqen sanksionet ndaj saj, kërkesë që Macron e refuzoi duke theksuar se Rusia duhet të respektojë ligjin ndërkombëtar përpara çdo lehtësimi.

Samiti në Paris pritet të sjellë diskutime kyçe mbi të ardhmen e sigurisë së Ukrainës dhe mbështetjen ndërkombëtare ndaj saj, njofton oranews.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Zvicër: pagat e larta të radiologëve ndezin debatin për reformën e...

0
Bernë – Pagat e disa radiologëve zviceranë, të cilat në raste të caktuara kalojnë 300 mijë franga në vit, kanë shkaktuar reagime të forta...