BallinaFoto LajmFlamuri i UÇK-së u vendos edhe në minaret e tyre

Flamuri i UÇK-së u vendos edhe në minaret e tyre

-

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, më 15 shtator 2026, ka marrë vendim që të gjitha institucionet e Bashkësisë Islame të stolisen me flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Me këtë vendim, në objektet e xhamive dhe mesxhideve, përveç hapësirave të rregullta, flamuri i UÇK-së do të vendoset edhe në minaret e tyre.

Në vendim thuhet se ky veprim shërben si shenjë organizimi, solidariteti dhe nderimi për luftën e drejtë të UÇK-së, duke iu bashkuar urimit dhe shpresës që të gjithë të akuzuarit të lirohen nga aktakuzat e ngritura ndaj tyre dhe të shpallen të pafajshëm. Për zbatimin e këtij vendimi janë ngarkuar të gjitha Këshillat e Bashkësisë Islame, drejtuesit e institucioneve arsimore, si dhe imamët dhe nëpunësit e xhamive në mbarë vendin. Vendimi, i nënshkruar nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, hyn në fuqi menjëherë./Bashkësia Islame e Kosovës

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nesër, një ditë e madhe — me sy e me shpirt...

0
Nesër është një ditë e madhe. Një ditë që pritet me ankth, me emocione të forta dhe me sytë e mijëra shqiptarëve të drejtuar nga...