BallinaDiasporaFesta e Pashkëve, mbi 10.000 emigrantë për 48 orë nga Greqia në...

Festa e Pashkëve, mbi 10.000 emigrantë për 48 orë nga Greqia në Shqipëri

Gjatë 48 orëve të fundit nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës kanë hyrë mbi 10.000 emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në shtetin grek.

Shumica prej tyre duke përfituar nga ditët pushim për të festuar Festën e Pashkës afër familjarëve të tyre në atdhe. Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës po punohet me 6 sportele në hyrje, njësoj po punohet edhe në pikën e kalimit kufitar të Kristapologjisë, ku paraqitet fluks i lartë por pa shkaktuar radhë të gjata.

Policia kufitare shqiptare ka komunikuar me homologët grek për rastet kur fluksi paraqitet më i lartë, për të vijuar kalimin me procedurë të përshpejtuar për emigrantët që janë të pajisur me dokumente greke, njofton euronewsal.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nga emigrimi masiv te humbja e kontrollit mbi pasuritë kombëtare

0
Nga Prof.dr. Pal Nikolli Nëse dikur kolonizimi bëhej me ushtri, sot ai mund të ndodhë edhe pa u dëgjuar asnjë e shtënë arme. Mjafton që...