BallinaAtdheuFamiljet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi me letër publike

Familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi me letër publike

-

Letër e familjeve Thaçi, Veseli dhe Krasniqi

Ne, familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit, bëjmë thirrje për përgjegjësi institucionale dhe unitet qytetar në këto momente.

Shprehim mirënjohjen tonë të thellë për popullin e Kosovës për mbështetjen, solidaritetin dhe qëndrimin e tij të vazhdueshëm ndaj procesit gjyqësor në Hagë.

Presim sjellje të përgjegjshme shtetërore nga të zgjedhurit e popullit, në mbrojtje të Kushtetutës dhe ligjit, në raport me Dhomat e Specializuara.

E vlerësojmë ftesën e Albulena Haxhiut, por, për t’iu shmangur çdo keqkuptimi të mundshëm lidhur me ndikimin dhe ndërhyrjet familjare në vendimmarrjen e institucioneve të Republikës së Kosovës, presim që të takohemi pas vendimit të Kuvendit, transmeton opentv.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

CIKËL POETIK NGA GIULIANA DONZELLO

0
Giuliana Donzello ka lindur në Venecia ku përfundoi studimet universitare në Letërsi dhe më pas u specializua në Universitetin e Firences. Që në fillimet...