BallinaArsimiFakulteti Juridik Promovoi Doracakun e ri për Procedurën Penale në Gjuhën Shqipe

Fakulteti Juridik Promovoi Doracakun e ri për Procedurën Penale në Gjuhën Shqipe

Fakulteti Juridik i Universitetit të Evropës Juglindore organizoi promovimin e librit “Format e shkresave sipas Ligjit mbi Procedurën Penale, Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar nga Materja Penale, Ligjit për Drejtësi për Fëmijët dhe Ligjit për Kundravajtje”.

Ky doracak, i pari i këtij lloji në Maqedoninë e Veriut, krijon një bazë të rëndësishme për vendosjen e standardeve të komunikimit zyrtar në gjuhën shqipe, veçanërisht në procedurat penale.

Në këtë ngjarje morën pjesë studentë të Fakultetit Juridik dhe praktikues të së drejtës. Të pranishmëve iu drejtuan Prof. Dr. Besa Arifi, Prorektore për Hulumtim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar; Doc. Dr. Albana Metaj, Koordinatore e Fakultetit Juridik për kampusin e Tetovës; avokati Enkelej Ajazi; dhe gjykatësi Nuredin Lloga, autori i librit. Promovimi u zhvillua në sallën e konferencave të QZHB-së, duke ngjallur interes të veçantë tek gjithë të pranishmit./seeu.edu.mk

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

BESA, FJALA, KULTURA DHE IDENTITETI NË FJALORIN E PROFESOR GJOVALIN SHKURTAJT

0
Nga Prof.Begzad Baliu Në vend të hyrjes: Besa si njësi semantike dhe etimologjike Në Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe, besa paraqitet si një njësi shumëkuptimëshe,...