Menaxhmenti i Fakultetit Juridik, së bashku me bartësit e programeve studimore, mori pjesë në punëtorinë institucionale kushtuar zhvillimit dhe avancimit të Kurrikulës së Integruar në Universitetin “Haxhi Zeka”.
Gjatë punëtorisë u diskutuan çështje me rëndësi për zhvillimin e programeve studimore, harmonizimin e rezultateve të të nxënit, fuqizimin e kompetencave ndërdisiplinore dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet njësive akademike. Në këtë kuadër, bartësit e programeve studimore kontribuuan në analizimin dhe përafrimin e objektivave programore, me qëllim ngritjen e cilësisë dhe relevancës së studimeve universitare.

Universiteti “Haxhi Zeka” vazhdon të avancojë modelin e Kurrikulës së Integruar, duke qenë universiteti i parë publik në Kosovë që ka ndërmarrë këtë qasje inovative në organizimin dhe zhvillimin e programeve studimore. Ky proces pasqyron përkushtimin institucional ndaj reformimit akademik, sigurimit të cilësisë dhe përafrimit me standardet bashkëkohore evropiane të arsimit të lartë.
Pjesëmarrja aktive e Fakultetit Juridik në këtë proces dëshmon angazhimin e vazhdueshëm për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, zhvillimin e programeve moderne studimore dhe përgatitjen e studentëve për sfidat e tregut bashkëkohor të punës.
#FakultetiJuridik#UniversitetiHaxhiZeka#KurrikulaIntegruar#ArsimiLartë#CilësiaAkademike#ProgrametStudimore#ZhvillimiAkademik#InovacionAkademik#SigurimiICilësisë#UHZ, transmeton UHZ, përcjell helveticALForum.ch.




