BallinaAtdheuEmigrantët- Meloni: Pakti me Shqipërinë do funksionojë. Shteti italian të më ndihmojë...

Emigrantët- Meloni: Pakti me Shqipërinë do funksionojë. Shteti italian të më ndihmojë të luftoj mafien

-

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, është e bindur se qendrat e emigrantëve në Shqipëri do funksionojnë, pavarësisht vendimit të një gjykate italiane që ka pezulluar punën në Shëngjin dhe Gjadër.

“Kini besim. Qendrat e emigrantëve në Shqipëri do funksionojnë, do funksionojnë edhe sikur të duhet të punoj çdo natë gjatë qeverisjes së Italisë”, tha ajo.

Kreu i qeverisë italiane thotë se pas vendimit të gjykatës fshihet mafia. “Do funksionojnë sepse unë do luftoj mafien, dhe i kërkoj gjithë shtetit Italian dhe qytetarëve të ndershëm të më ndihmojnë të luftoj mafien”, theksoi ajo. Një gjykatë italianë pretendon se në këto kampe shkelen të drejtat e njeriut dhe këtë çështja e ka dërguar për shqyrtim në Gjykatën Europiane të Drejtësisë dhe deri në marrjen e një vendimi, qendrat do qëndrojnë mbyllur. Qeveria italiane dhe ajo shqiptare kanë firmosur një marrëveshje për ngritjen e dy kampeve ku do qëndrojnë përkohësisht migrantët e ndalur në det nga autoritetet italiane. /rtsh.al/

 

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

“Rexhep Demiri – Dritëhijet e një rrugëtimi diplomatik”, libri që po...

0
Nga Besnik HEBIBI Pejë, 26 shtator 2026 – Libri “Rexhep Demiri – Dritëhijet e një rrugëtimi diplomatik”, i cili sjell rrëfimin dhe përvojën e Ambasadorit të...