BallinaFoto LajmEkspertët klimatikë: Europa të përgatitet për reshje të mëdha në shtator

Ekspertët klimatikë: Europa të përgatitet për reshje të mëdha në shtator

-

Pas një vere përvëluese dhe valëve të përsëritura të të nxehtit, Europa pritet të përballet në shtator me mot më të paqëndrueshëm. Ekspertët thonë se ndryshimet klimatike do të vihen re më tepër në rajonin e Mesdheut.

Ata theksojnë se pas tre muajsh ngrohjeje, deti arrin temperaturat më të larta vjetore dhe përballet me masat e para ajrore të ftohta. Ky kontrast mund të krijojë sisteme të fuqishme atmosferike dhe reshje shumë intensive.

Sipas meteorologëve, vera e nxehtë e ka “ngarkuar” Mesdheun me energji, duke rritur potencialin për mot ekstrem. Ndërkohë, El Niño po intensifikohet dhe pritet të ndikojë modelet klimatike globale gjatë muajve të ardhshëm.

Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se temperaturat e vjeshtës mund të mbeten mbi normalen, ndërsa shkencëtarët druhen se viti 2027 mund të bëhet më i nxehti i regjistruar ndonjëherë, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Hardh Fest 2026 zbulon programin e plotë, Modern Talking për herë...

0
Hardh Fest, një nga festivalet më të njohura dhe më të frekuentuara në Kosovë, ka shpalosur programin e plotë artistik të edicionit 2026, i...