BallinaSportiEdhe një Humbje e Kosovës me Rezultat: 91:85

Edhe një Humbje e Kosovës me Rezultat: 91:85

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar dy humbje brenda katër ditëve në kuadër të parakualifikueseve për Kampionatin Botëror në basketboll.

Kësaj radhe në Dublin u mposhtën me rezultat 91:85 (24:12, 18:25, 31:21, 18:27) nga Republika e Irlandës, në kuadër të xhiros së katërt të Grupit  A.

Të enjten që e lamë ishin mundur me 75:43 nga Zvicra.

Pamje nga ndeshja

Zvicra kryeson me 8 pikë, pasojnë Irlanda me 6, Kosova 5 dhe Azerbajxhani 5.

Çereku i parë ishte fatal për Kosovën ku ishin në disavantazh 17:2 në minutën e 6-të.

Çereku i parë u mbyllë me 24:12 për vendasit.

Në çerekun e dytë Dardanët treguan lojë të nivelit tjetër dhe afrohen në pesë pikë (42:37).

Në[ minutën e 24-të Irlanda shkëputet në 12 pikë dallim (53:41).

Në minutën e 30-të, rezultati 73:58 për irlandezët.

Gjithçka ishte e qartë në minutën e 37-të, Irlanda në epërsi prej 14 pikëve (90:76) dhe ka përfunduar sfida me 91:85.

Basketbollisti Neal Quinn me 23 pikë është më efikasi të vendasit, i ndihmuar nga Sean Flood me 21, John Carroll me 12 etj. ndërsa te Kosova Dardan Berisha shënoi më së shumti pikë, gjithsej 15, i ndihmuar nga Lis Shoshi me 14./ K.GOCA

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mërgimtarët protestojnë pa reshtur në Milano: Diaspora kërkon ndryshime dhe një...

0
Nga Arsim Mulliqaj, Milano Milano, 18 gusht 2026 — Protestat e shqiptarëve në diasporë po vazhdojnë me këmbëngulje. Edhe më 17 gusht, në Milano, mërgimtarë...