BallinaSportiDrita pëson humbjen e parë në Conference League

Drita pëson humbjen e parë në Conference League

-

Drita e Gjilanit, kampion i Kosovës, njoftohet me humbjen e parë në xhiron e pestë të Conference League në futboll. Skuadra e Dritës nuk i bëri ballë gjigantit holandez në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke pësuar humbje me rezultat 3:0 nga AZ Alkmaar.

Mijnans (17′), Jensen (58′), Sadiq (90′) shënuan për fitoren e skuadrës holandeze. AZ Alkmaar ngritet në vend të 11-të me 9 pikë, ndërsa Drita bie në të 15-tin me 8 sosh. Zhgënjim ishte se në stadium nuk ishin më shumë së një mijë shikues.

Në fakt pritej më shumë kur kihet parasysh rezultatet që ka arritur Drita deri me tash, por edhe sonte pati shumë pak shikues.

Drita sfidën e radhës do të luajë në Madrid ndaj Rayo Vallecanos, një sfidë shumë e vështirë./BS

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

LUGINA E PRESHEVËS NË UDHËKRYQ: BASHKIMI POLITIK, AUTOKTONIA DHE KUFIZIMET E...

0
Nga Dashnim Hebibi Autori është President i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore me qendër në Cyrih të Zvicrës Ndryshimet politike në Serbi dhe pjesëmarrja e...