BallinaAtdheuDrejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli takim me emigrantët shqiptarë...

Drejtuesja politike e PD për Diasporën, Jozefina Topalli takim me emigrantët shqiptarë në Abruzzo

-

Drejtuesja politike e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli, do të marrë pjesë në një takim të rëndësishëm me emigrantët shqiptarë në zonën e Abruzzo-s, Itali. Takimi do të zhvillohet më 26 janar, në orën 12:00, në Restorantin “La Vigna,” Via Cerrano, Pratola Peligna.

Ky aktivitet organizohet nga grupi nismëtar dhe kryetari i shoqatës italo-shqiptare në zonë, Luan Hallulli, i cili ka ftuar emigrantët shqiptarë nga Abruzzo dhe zonat përreth për t’u bashkuar në këtë bashkëbisedim.

Përveç prezencës së zonjës Topalli, në takim do të marrë pjesë edhe Shkëlqim Hoxha, ndërsa kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të lidhet përmes një video-konference në Skype.

Aktiviteti do të shoqërohet edhe nga pjesëmarrja e senatorëve dhe përfaqësuesve italianë, si dhe të zgjedhurve vendorë të zones, njofton oranews.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Rama në Bruksel: Shqipëria synon 12 milionë turistë dhe më shumë vizitorë nga tregjet...

0
Bruksel – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mori pjesë këtë të martë në Samitin e Euronews 2026 për Turizmin, që u zhvillua në Bruksel, ku...