Cyrih, 19 shtator 2026 – Qindra bashkatdhetarë u mblodhën sot në Helvetiaplatz të Cyrihut në tubimin me moton “Jo në emrin tim!”, në shenjë mbështetjeje për ish-krerët dhe ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në mesin e pjesëmarrësve ishte edhe Dr. Sali Sefa, ish-konsull i Kosovës në Cyrih, i cili nga tubimi u shpreh:

“T’i mbështesim krerët dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës! Ta mbrojmë shtetin e Kosovës!”
Tubimi, i organizuar nga një grup të rinjsh shqiptarë në Zvicër, u zhvillua nga ora 15:00 deri në 17:00 dhe, sipas organizatorëve, ishte i lejuar nga autoritetet e Cyrihut dhe kaloi në mënyrë paqësore. /D.H
Më shumë:










