
Përgatiti Dashnim HEBIBI, Zürich
Pas një rrugëtimi pesëvjeçar dhe sfidues, Dr. Argjend ngre nivelin e specializimit mjekësor dhe vazhdon traditën e familjes së tij intelektuale dhe atdhetare.
Dr. Argjend Haki Kamberi, djali i Dr. Haki Kamberit, një nga mjekët më të respektuar dhe kontribuesit kryesorë në zhvillimin e shëndetësisë në Luginë të Preshevës, ka arritur një tjetër etapë të rëndësishme në karrierën e tij mjekësore.
Pas një rrugëtimi pesëvjeçar dhe sfidues, Dr. Argjend ka kaluar me sukses provimin specialistik dhe ka fituar titullin “Specialist i Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv”, duke u bërë një nga profesionistët më të respektuar në fushën e tij.

Në një postim të fundit, ai shprehu mirënjohje të thellë ndaj komisionit vlerësues – Prof. Ass. Dr. Rexhep Gjyliqi, Dr. Alban Gjonbalaj dhe Dr. Nebije Sadrija – për korrektësinë, profesionalizmin dhe përkrahjen e pakursyer gjatë gjithë procesit të edukimit specialistik.

Dr. Argjend gjithashtu falënderoi mentorët e tij, Dr. Nexhmije Duriqi dhe Dr. Ismet Jusufi, si dhe të gjithë kolegët specializantë, duke përmendur veçanërisht Dr. Arber Lepaja dhe Dr. Flamur Krasniqi, për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë gjithë këtyre viteve.
Kjo arritje nuk është thjesht një sukses individual, por edhe një pasqyrim i trashëgimisë intelektuale dhe humanitare të familjes Kamberi, e njohur në Luginë të Preshevës për angazhimin në edukim, shëndetësi dhe çështje atdhetare. Rruga e Dr. Argjendit tregon qartë se përkushtimi, disiplinimi dhe pasioni për profesionin e tij janë çelësi i suksesit.

Sot, duke vepruar dhe jetuar në Prishtinë, Dr. Argjend ka fituar autoritet të madh si specialist, duke konfirmuar se dedikimi i tij ndaj mjekësisë dhe shëndetit të pacientëve e bën një figurë frymëzuese për të rinjtë që ndjekin rrugën e mjekësisë në Kosovë dhe më gjerë. / HelveticALforum.ch




