BallinaEKSKLUZIVEPresidenti Trump shtyn ultimatumin ndaj Iranit

Presidenti Trump shtyn ultimatumin ndaj Iranit

-

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se po e shtynte ultimatumin e tij për sulme të mundshme amerikane kundër termocentraleve iraniane deri më 6 prill, duke pohuar se diskutimet me Teheranin po shkonin “shumë mirë”.

Megjithatë, ai nuk specifikoi se cilat kushte duheshin përmbushur deri atëherë.

“Me kërkesë të qeverisë iraniane”, njoftoi presidenti amerikan në rrjetin e tij Truth Social, “po pezulloj shkatërrimin e termocentraleve për 10 ditë deri të hënën, 6 prill, në orën 20:00”. Të shtunën, udhëheqësi republikan fillimisht i dha Iranit 48 orë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit, në rast se kjo nuk do të ndodhte, termocentralet e vendit do të ishin në shënjestër, transmeton abcnews.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...