BallinaAtdheuShqipëria, kryeson vendet e NATO-s me gatishmërinë më të lartë për të...

Shqipëria, kryeson vendet e NATO-s me gatishmërinë më të lartë për të luftuar për vendin

-

Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të gatishmërisë për të luftuar për vendin në mesin e anëtarëve të NATO-s. Sondazhi i publikuar nga Instituti Amerikan “Foreign Policy Research” fakton se 69 për qind e shqiptarëve do të ishin të gatshëm të luftonin për vendin e tyre.

Shqipëria është në vendin e dytë pas Turqisë (88 për qind), dhe përpara vendeve si Suedia, Finlanda dhe Mali i Zi.  5 vendet me përqindjen më të lartë të qytetarëve të gatshëm të luftojnë për vendin e tyre janë Turqia (88 për qind), Shqipëria (69 për qind), Suedia (66 për qind), Finlanda (64 për qind) dhe Mali i Zi (63 për qind).

Po ashtu ndër 10 vendet e para janë Greqia (gjithashtu 63 për qind), Norvegjia (61 për qind), Lituania (52 për qind), Polonia dhe Sllovenia (të dyja 49 për qind). Vndet me përqindjet më të ulëta të qytetarëve të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre në NATO janë Italia, Sllovakia (të dyja 25 për qind), Gjermania (27 për qind), Holanda (30 për qind), Hungaria dhe Republika Çeke (të dyja 33 për qind), transmeton kjone.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbyllet protesta e 85-të kundër qeverisë, qytetarët s’heqin dorë nga kërkesat...

0
Është mbyllur protesta e qytetarëve para Kryeministrisë, e cila sot shënoi ditën e 85-të saj, ku u bënë sërish thirrje për largimin e Edi...