3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Doli nga shtypi libri “ETNOLETRA SHQIPE”

Duhet ti lexosh

Një studim i parë në llojin e vet mbi marrëdhënien midis letërsisë, kulturës popullore dhe kombformimit shqiptar Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe shtëpia botuese Botimet Toena njoftojnë botimin e librit më të ri të autorit Prof.dr. Vehbi Miftari, me titullin: ETNOLETRA SHQIPE – Raporti i letërsisë me etnokulturën e kombformimin. Pas më shumë se një dekade kërkimesh në fushën e kombformimit dhe studimeve ndërdisiplinare në filozofi, sociologji, kulturë popullore dhe letërsi, autori sjell për lexuesin dhe studiuesin shqiptar një vepër tërësore dhe novatore që shqyrton marrëdhënien e ndërsjellë midis letërsisë shqipe, kulturës popullore dhe proçesit të krijimit dhe konsolidimit të kombit shqiptar. Libri është konceptuar në tre “libra” tematikë, që trajtojnë:
  1. Rolin e letërsisë në krijimin e përkatësive kolektive, në dritën e teorive mbi kombformimin – nga etnosimbolizmi, modernizmi e deri te qasjet bashkëkohore si ajo e David Millerit;
  2. Letërsinë identitare të humanistëve shqiptarë – përfaqësuar nga tri “B”-të themelore të letrave shqipe: Buzuku, Budi dhe Bogdani;
  3. Romantikët dhe pasromantikët shqiptarë – nga De Rada te Naim Frashëri, e më tej tek Gjergj Fishta dhe Ernest Koliqi, duke analizuar mënyrën se si letërsia ndërvepron me mitet, kujtesën kolektive dhe simbolet kombëtare.
ETNOLETRA SHQIPE është libri i parë në llojin e vet në hapësirën shqiptare që sjell një analizë të thelluar ndërdisiplinare mbi rolin e letërsisë në formësimin e vetëdijes kulturore, etnike, fetare e politike të shqiptarëve. Ky botim vjen si rezultat i një pune të gjatë studimore dhe pritet të jetë një referencë e rëndësishme për studiuesit e fushës, studentët e shkencave humane, si dhe për të gjithë ata që janë të interesuar për marrëdhënien mes letërsisë dhe identitetit. Libri tashmë është i disponueshëm në libraritë kryesore të vendit dhe në faqen zyrtare të Botimeve Toena: https://toena.al/home/details/892-etnoletra-shqipe SAM24.info
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit