BallinaFoto LajmDita e Verës/ Nga Begaj te Rama e Berisha, politika uron shqiptarët

Dita e Verës/ Nga Begaj te Rama e Berisha, politika uron shqiptarët

-

Këtë të premte festohet Dita e Verës, dhe me këtë rast, urimet nga politika nuk kanë munguar.

Përmes statuseve në rrjetet sociale, uruan presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, dhe kreu i opozitës, Sali Berisha.

Presidenti Bajram Begaj uroi qytetarët për Ditën e Verës, një festë tradicionale me origjinë të hershme në Elbasan, që shënon ardhjen e stinës së pranverës.

Përmes një fotografie në rrjetet sociale, ku në qendër ishin ballokumet, Begaj shprehu urimet e tij për të gjithë shqiptarët.

“Gëzuar Ditën e Verës, me këtë shportë të përgatitur nga amvisat e Elbasanit, kryeqyteti shqiptar i festimit të kësaj dite!”, shkroi Begaj.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama, përmes një video të shpërndarë në Facebook, uroi të gjithë shqiptarët.“Gëzuar Ditën e Verës”, shkroi Rama, dhe ndau një videomontazh nga qyteti i Elbasanit. Nga ana tjetër, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka zgjedhur një foto të tij nga Elbasani, gjatë festave të kaluara. Ai njoftoi se ditën e sotme do të jetë sërish në këtë qytet, ku, përveç festimeve, do të zhvillojë edhe disa aktivitete politike, njofton euronews.

 

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

A mundet demokracia shqiptare ta zgjidhë lëmshin e saj?

0
Nga Rafael Floqi Ka momente në jetën e një demokracie kur pyetja nuk është më kush qeveris, por si qeveriset. Shqipëria po përballet me një...