BallinaSportiDiego Simeone në verë largohet nga Atletico Madrid

Diego Simeone në verë largohet nga Atletico Madrid

-

Sipas raportimit të portalit spanjoll Fichajes, Diego “Cholo” Simeone do të largohet nga posti i trajnerit të Atlético Madrid në fund të këtij sezoni, duke i dhënë fund një epoke historike në klubin madrilen.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se vendimi nuk lidhet drejtpërdrejt me rezultatet por me marrëdhëniet e ftohura mes Simeones dhe pronarit të ri, fondit Apollo, i cili ka një vizion të ndryshëm për drejtimin e klubit. Mospërputhjet në mënyrën e menaxhimit dhe strategjinë afatgjatë kanë çuar palët drejt një ndarjeje të dakorduar.

Simeone ka drejtuar Atléticon për rreth 15 sezone dhe e ka rikthyer klubin në elitën e futbollit evropian./BS

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Studentët refuzojnë ftesën e Ramës

0
Studentët protestues kanë refuzuar kategorikisht ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke larguar nga vendi stolat prej guri të vendosur përpara godinës së...