4.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Diaspora voton- KQZ: Numri i të regjistruarve ka arritur shifrën 50.399, janë miratuar edhe 24.052 kërkesa

Duhet ti lexosh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përditësoi të martën shifrat zyrtare të numrit të votuesve nga jashtë të regjistruar deri tani. Sipas të dhënave, numri i të regjistruarve ka arritur shifrën 50.399, ndërsa deri në orën (18:30) të së martës janë miratuar edhe 24.052 kërkesa.

Sipas gjinisë, në përqindjen më të lartë të regjistruesve janë meshkujt me 32 270 (64.0%) kërkesa, ndërsa femrat janë 18129 (36.0%).

Për sa i takon kërkesave për regjistrim sipas grup-moshave, numrin më të lartë të kërkesave e ka grup-mosha 26-35 vjeç me 14 526 kërkesa, më pas grup-mosha 36-45 vjeç me 13 957kërkesa, nga grup-mosha 46-55 janë regjistruar 9 539 dhe mbi 56 vjeç janë 7 400 kërkesa për regjistrim.

Më të rinjtë, grup-mosha 18-25 vjeç, kanë numrin më të vogël të kërkesave, me 4 977 të tilla. Sipas të dhënave janë refuzuar 14 845 kërkesa. Kërkesat për regjistrime janë nga vende të ndryshme të botës. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 16 730, e ndjekur nga Greqia me 12.662, Gjermania me 7 010, si dhe nga SHBA me 4 431. Sa i takon kërkesave sipas bashkive, numri më i lartë i aplikimeve është për Tiranën me 10 191, më pas bashkia e Fierit me 8070, Korça me 5981, Durrësi me 4234 etj. Votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë, për herë të parë kanë mundësi që këtë vit të marrin pjesë përmes votës në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Procesi për regjistrimin në Platformën Elektronike të Zgjedhësve (PER) ka filluar prej disa ditësh dhe do të zgjasë deri në 4 mars, njofton rtsh. ( Foto ilustrim)

 

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit