BallinaAtdheuDitën e parë si ushtruese e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu e...

Ditën e parë si ushtruese e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu e nis me homazhe

-

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ditën e parë të punës do ta nisë me një vizitë në rajonin e Drenicës. Sipas njoftimit të Zyrës së Presidencës së Kosovës, homazhet nisin në orën 10:00.

“Në orën 10:00, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, bën homazhe në Rezallë”, thuhet në njoftim.

Sot janë bërë 27 vjet nga masakra e Rezallës së Skenderajt, ku nga ushtria dhe policia serbe u ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, të shtunën ka pranuar detyrën nga presidentja, Vjosa Osmani, e cila e ka përfunduar mandantin e saj në krye të shtetit.

Haxhiu do të ushtrojë detyrën e presidentes, derisa të zgjidhjet një president i ri, por që ky process aktualisht po përballet me mungesë kompromisi ndërmjet subjekteve politike. /BS

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...