POSTIMET E FUNDIT

Bora e parë e vitit 2024 erdhi edhe në katër anët e Zvicrës. Kujdes të shtuar në komunikacion!

Me të parë lajmin, se në Kosovë kishte filluar bora e parë, pas pak orësh, konkretisht nga ora 15.00 edhe në Kantonin Cyrih, filloi bora e parë e këtij viti. Sipas informacioneve që kemi siguruar, borë ka në të gjithë teritorin e Zvicrës.

Ka edhe vështirësi komunikacioni. Ka vonesa nëpër stacione të trenave, të autobusëve, gjithashtu edhe nëpër rrugë. Por siç dihet, shteti zviceran, është i përpiktë në çdo situatë, menjëherë kanë filluar përgjegjësit që të normalizohet gjendja. Sido që të jetë, janë fëmijët ata që i gëzohen kësaj bore. Presim një dimër të mirë!

 

helveticALforum.ch

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB