BallinaDiasporaBerishaj pret në Ambasadën e Kosovës kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve

Berishaj pret në Ambasadën e Kosovës kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve

-

Zagreb, 24 shtator 2026 – Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, dr. Martin Berishaj, ka pritur në ambientet e Ambasadës kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademike Justina Shiroka Pula, në kuadër të vizitës së saj në Kroaci dhe përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit akademik ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë. Në një atmosferë të përzemërt, gjatë takimit u diskutua për vizitën që delegacioni do të zhvillojë në Akademinë Kroate të Shkencave dhe të Arteve, me fokus në marrëdhëniet e mira dhe në angazhimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve akademike.

Takimi në Zagreb u zhvillua edhe me pjesëmarrjen e përfaqësueseve të Shoqatës së Grave Shqiptare të Zagrebit “Drita”, të prira nga kryetarja Dorotea Kerni, së bashku me anëtaret e shoqatës. Vizita në Akademinë Kroate të Shkencave dhe të Arteve shihet si një mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe ideve, si dhe për avancimin e bashkëpunimit në fushën e shkencës, akademisë dhe kulturës ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë. Takimi në Ambasadën e Kosovës shërbeu gjithashtu si një moment për të bashkuar përfaqësues të institucioneve akademike dhe të komunitetit shqiptar në Kroaci, në funksion të promovimit të lidhjeve kulturore dhe institucionale ndërmjet dy vendeve, njofton Ambsada e Kosovës në Zagreb, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Xhaka mungon në katër ndeshjet e ardhshme, Jasharit i hapet mundësia te Zvicra

0
ZÜRICH – Përfaqësuesja e Zvicrës do të duhet të përballet me mungesën e kapitenit Granit Xhaka në katër ndeshjet e ardhshme, duke krijuar një boshllëk të rëndësishëm në mesfushën e helvetikëve. Xhaka është lënë jashtë...