BallinaDiasporaVigan Berisha merr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Arabisë Saudite në Zvicër

Vigan Berisha merr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Arabisë Saudite në Zvicër

-

ZÜRICH, 24 shtator 2026 – Shefi i Misionit të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, ka zhvilluar edhe sot një ditë të ngjeshur me aktivitete dhe takime diplomatike. Në mesin e përfaqësuesve të shumtë diplomatikë në Zvicër, Berisha ishte i ftuar në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Zvicër, Sh.T. z. Abdulrahman Aldawood, me rastin e 96-vjetorit të Ditës Kombëtare të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Në lidhje me këtë takim, siç mëson HelveticALforum.ch, z. Berisha ka ndarë edhe një postim në rrjetet sociale, ku e ka përshkruar pjesëmarrjen e tij me këto fjalë:

“Me ftesë të Sh.T. Z. Abdulrahman Aldawood, Ambasador i Mbretërisë së Arabisë Saudite në Zvicër, mora pjesë në pritjen e organizuar me rastin e 96-vjetorit të Ditës Kombëtare të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Një rast i veçantë për të shprehur urimet më të mira për Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe për të përcjellë marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.”

Pjesëmarrja e z. Berisha në këtë pritje vjen në kuadër të angazhimeve të tij në aktivitetet diplomatike në Zvicër dhe kontakteve me përfaqësues të ndryshëm të trupit diplomatik të akredituar në vend. Ngjarje të tilla shërbejnë edhe si mundësi për takime dhe komunikim ndërmjet përfaqësuesve të shteteve të ndryshme, si dhe për përcjelljen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve, transmeton helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Xhaka mungon në katër ndeshjet e ardhshme, Jasharit i hapet mundësia te Zvicra

0
ZÜRICH – Përfaqësuesja e Zvicrës do të duhet të përballet me mungesën e kapitenit Granit Xhaka në katër ndeshjet e ardhshme, duke krijuar një boshllëk të rëndësishëm në mesfushën e helvetikëve. Xhaka është lënë jashtë...