BallinaDiasporaBerati magjeps vizitorët, qyteti 2400-vjeçar tërheqës për turistët italianë dhe amerikanë

Berati magjeps vizitorët, qyteti 2400-vjeçar tërheqës për turistët italianë dhe amerikanë

-

Qytetin e Beratit edhe këtë fundjavë po e vizitojnë mjaft turistë të huaj. Në një nga rrugët me kalldrëm takuam disa të rinj italianë, të cilët rezervuan një javë pushimi në Shqipëri.

“Është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Ky qytet duket mjaft interesant, ka vende të bukura për t’u eksploruar dhe po argëtohemi shumë. Deri tani kemi vizituar Tiranën, kemi qenë në Vlorë, në Ksamil, ndërsa tani jemi kthyer këtu në Berat për të vijuar më pas me Gjirokastrën. Fillimisht e renditëm Shqipërinë si një vend për t’u eksploruar dhe më pas kontaktuam me guidën, e cila na tregoi edhe për itinerarin.”

“Jemi mbërritur këtu me katër miqtë e mi dhe do të bëjmë një xhiro rreth e rrotull Shqipërisë. Ky qytet historik, i cili është 2400-vjeçar, mendoj se është mjaft interesant për t’u parë nga afër dhe për të kuptuar historinë e tij.”

“Janë orët e para në këtë qytet dhe ne jemi ende duke eksploruar. Rrugët dhe hyrja në zonën muzeale janë si një labirint mjaft interesant, gjë që e bën qytetin edhe më mbresëlënës. Ky stil është unik për sa i takon arkitekturës, sidomos për mënyrën se si janë ndërtuar shtëpitë e tij. Ajo që na ra në sy dhe na la mbresa është harmonia në besim, ku dallojmë se jemi bashkë në një vend, me kisha dhe xhami pranë njëra-tjetrës. E kishim planifikuar me kohë këtë udhëtim, pasi ishim njohur më herët me Beratin dhe Gjirokastrën si qytete të përfshira në UNESCO. Ndaj vendosëm të ishim këtu.”

Ndërsa miqtë meksikanë ia rekomanduan Shqipërinë për ta eksploruar, një i ri amerikan tha:

“Është hera e parë e tij në Europë, por gjithashtu hera e parë që viziton Shqipërinë. Ai e ka nisur nga Tirana për të vijuar në Theth, ndërsa tani është duke vizituar Beratin.”

Qyteti 2400-vjeçar, pasuri e UNESCO-s, fle dhe zgjohet mes historisë së ndërtesave me “një mbi një dritare”, duke përcjellë për vizitorët jo pak mbresa, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Shkollat e Preshevës në gjendje të rëndë: Duhet të ngremë zërin...

0
Nga Besnik HEBIBI Shkolla e mesme “Skënderbeu” në Preshevë ndodhet në një gjendje të rëndë dhe kërkon vëmendje e ndërhyrje sa më të shpejtë. Përveç...